Befason Enca: Vjen me puthje pasionante me një mashkull me ngjyrë

By

Ditëlindjen në Londër e priti në mënyrën më të qetë të mundshme.

Këngëtarja ekspresive Enca Haxhia ndryshe prej pritshmërive të shumëkujt, vitin e 21-të të jetës e nisi pranë shoqeve të saj, e rrethuar me lodra dhe detaje tjera të festës që më së shumti mund t’i shkojnë përshtati dikujt me shumë vite më pak se këngëtarja.

Por, nën adrelinën dhe energjinë që të fal kryeqendra britanike, duket se edhe Enca nuk ka rezistuar për të dalë pak nga të qenurit ‘vajza e mirë’.

Këngëtarja e hitit ‘Bow down’ ka postuar një fotografi ku shihet tejet e afërt me një mashkull me ngjyrë i cili e puthë në faqe fare pranë buzëve.

Shumicën e rasteve postimet e Encës edhe mund të kenë prapavijë që ngjall debat pa pasur gjë kështu si rrjedhojë pak janë gjasat që këngëtarja të ketë gjetur dashurinë.

Kujtojmë se gjatë verës, Enca bëri xhiron në portale me gjoja puthje pasionante me gjoja të dashurin e saj në jug të Shqipërisë. Më pas u kuptua se vajza ishte shoqja e saj që shkëmbente puthje me personin e saj të zemrës.

Artikuj të ngjashëm