Befasia e festivalit ‘Kënga Magjike’ ka vetëm një emër!

By

Rozana Radi me projektin muzikor ‘Ma thuaj ti’ ka triumfuar në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike’ duke u pozicionuar si e para nga votimet e kolegëve.

Por, befasia e këtij edicioni pa dyshim se ka rezultuar të jetë Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila ka betonizuar bindshëm vendin e dytë me projektin ‘Gënjeshtar’ ndonëse nuk është se përmendej në 5-shen e ngushtë që konsideroheshin favoritë.

E treta ka dalë Arilena Ara me projektin ‘Nëntori’ teksa e katërta është pozicionuar Tuna Sejdi me projektin ‘Duam’, pasuar nga Artiola Toska dhe Bruno me ‘Mirëmëngjes dashni’.

Favoritet e sivjetmë nuk janë pozicionuar as në top treshe. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm