Bebe Rexha u përpoq t’i pajtojë Dua Lipën dhe Rita Orën

By

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka thënë se nuk është e sigurt që mosmarrëveshja e Dua Lipës dhe Rita Orës do të marrë fund ndonjëherë.

Këngëtarja ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i pajtojë vajzat, por përpjekjet e saj kanë dështuar.

Në një intervistë për The Sun ajo shtoi se do të dëshironte vërtet të bënte një bashkëpunim me të dyja, por nuk është e sigurt që do të ndodhë ndonjëherë.

Dua dhe Rita nuk kanë folur kurrë publikisht për grindjen e tyre të raportuar.

Ishte përfolur për një bashkëpunim në mes të Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, por raportohet se ky bashkëpunim nuk ishte realizuar faji i mosmarrëveshjeve në mes të Duas dhe Ritës.

Artikuj të ngjashëm