Bebe Rexha është bërë sikur zëri i çdo gruaje në botë që ka probleme me imazhin e trupit të vet!
Këngëtarja e cila njihet për format e saj më të bëshme, nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se dizajnerët madje kanë refuzuar ta veshin për shkak të peshës së saj.
Por ajo, gjithmonë promovon idenë që cdo trup është i bukur dhe duhet ta duam veten e madje e thekson vazhdimisht, se i pëlqejnë të pasmet e saj të mëdha dhe i pëlqen të hajë gjëra që të bëjnë të shtosh në peshë.
Ndërsa së fundmi, ajo është takuar me modelen britanike Ashley Graham, e njohur për fizikun e saj të bëshëm dhe si njëra ndër modelet më të suksesshme të linjave të ashtuquajtura “Plus Size”.
“Çdo trup është i bukur”, ka shkruar Rexha në profilin e saj në Instagram. /Prive.al