Sukseset kanë qenë në efekt domino për Bebe Rexhën kohëve të fundit.
E ngjitur lartë në klasifikime, secili prej projekteve të këngëtares ka fituar vëmendje dhe pëlqyeshmëri.
Por, ngadalë dhe sigurtë këngëtarja po shkruan histori!
Ajo është bërë femra e parë që debuton me pozitën e parë në Billboard tek kategoria ‘country music’.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja për suksesin personal dhe të projektit ‘Meant to be’me të cilin ka ngjitur majat deri në këtë pikë.
Lart e më lart Bebe! /prive.al/