Bebe Rexha shfaqet në gjendje të keqe shëndetësore

By

Bebe Rexha hyri në llogarinë e saj në Instagram, për t’i lajmëruar ata se prej ditësh është e shtrirë në gjendje të keqe shëndetësore.

Artistja vuan nga infeksioni i sinusit dhe ndezja e infeksionit karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukozë e trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Ajo shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit. Mezi marr frymë”, shprehet Bebe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm