Bebe Rexha realizon ëndrrën e saj të madhe

By

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, kohët e fundit është duke shijuar suksese të mëdha në karrierën muzikore, sidomos me albumin e saj të fundit të quajtur, “Better Mistakes”.

Krahas projekteve muzikore, ajo së fundmi ka treguar se ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha, ka treguar se ka realizuar një fotosesion me fotografen gjermane, Ellen von Unwerth.

Bebe dukej e mrekullueshme në fotot e saj, ndërsa shfaqet me flokë të kuqe.

“Të punoja me Ellen von Unwerth, ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha derisa po rritesha. Mbaj mend kur shikoja fotografitë e saj në internet dhe befasohesha gjithnjë”.

“Puna e saj me Rihannan janë disa nga fotot më të mrekullueshme, që kam parë ndonjëherë. Faleminderit shumë Ellen që më keni fotografuar, më frymëzove dhe ishe absolutisht e mahnitshme. Shpresoj se ju e doni atë që kemi realizuar aq sa unë,” u shpreh Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografive në Instagram. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Artikuj të ngjashëm