Si ta kuptoni problemin tuaj shëndetësor vetëm nga ngjyra e urinës?

By

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se urina mund t’iu tregojë se diçka nuk po shkon mirë me shëndetin tuaj.

Ndryshimet në ngjyrën e urinës mund të jenë një nga treguesit kryesorë për shëndet jo të mirë.

Për shembull nëse keni nuancë më të zbehtë, kjo do të thotë se ju pini mjaftueshëm ujë dhe veshkat tuaja funksionojnë mirë.

Ndërkaq, nëse ngjyra është e verdhë më e errët, kjo tregon se mund të jeni dehidratuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Një shenjë tjetër treguese është edhe era e keqe, kështu nëse urina ka aromë më të fortë edhe kjo nënkupton që jeni dehidruar.

Por, sipas ekspertëve urinimi me erë më të fortë mund të tregojë edhe se keni një infeksion të traktit urinar ose një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Shenjë tjetër është edhe urinimi i shpeshtë, sidomos nëse ndodh gjatë natës, gjë që nënkupton se mund të vuani nga diabeti.

Ndërkaq, rrjedhja e gjakut gjatë urinimit mund të jetë shenjë e kancerit dhe sipas mjekëve, kjo mund të trajtohet më lehtë nëse zbulohet më herët.

Artikuj të ngjashëm