Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjithnjë e më shumë po del të jetë në qendër të vemendjes.
Përpos potencialit artistik që ka, së fundmi, këngëtarja i ka habitur të gjithë fansat e saj me deklaratën e papritur rreth presidentit Donald Trump.
Mbrëmë, gjatë performancës në një nga koncertet e radhës, raporton Lapsi.al Rexha shprehu hapur mendimin e saj rreth presidentit të SHBA-ve, i cili siç duket nuk ka qenë aspak pozitiv.
“Mos luaj me statujën tonë të lirisë. Fuck you Donald Trump!”
Kaq mjaftoi dhe për pak minuta e gjithë skena u pushtua nga brohoritjet e publikut, që mesa duket e mbështesnin plotësisht këngëtaren.
Ylli i “In The Name of Love” dukej më shumë se e vendosur për fjalët e saj dhe vazhdoi krenare performancën.