Bebe Rexha ka disa këshilla për ndjekësen që i tha se ajo duhej të humbte peshë

By

Bebe Rexha kishte disa fjalë të mençura për një ndjekëse e cila kritikoi peshën e saj në Instagram.

Këngëtarja “Meant To Be” postoi një foto të vetes në një fustan të zi të gjatë ndërsa ishte në prapaskenë të “The Ellen DeGeneres Show” në fillim të kësaj jave përpara se të performonte këngën e saj të re “You Can’t Stop The Girl”.

Ajo shkroi nën foton e saj, “Unë gjithmonë kam dashur të bëj një shfaqje solo në Ellen dhe ta bëja atë me një këngë fuqizuese ishte e mahnitshme. Jam shumë mirënjohëse. #YouCantStopTheGirl. ”

Ky mesazh fuqizues si duket dështoi së depërtuari tek një komentuese, e cila shkroi, “Wow ju duhet të humbni peshë.” – duke e shoqëruar edhe me një emoji duke vjellur.

Nuk u desh shumë kohë që këngëtarja t’i përgjigjej komentueses, duke thënë, “jo nuk duhet të pranoni më shumë dhe të punoni në vetë urrejtjen tuaj.”

Sa i përket këtij postimi, komenti tashmë ka marrë mbi 1.700 përgjigje, shumica e ato pozitive.

Artikuj të ngjashëm