BEBE REXHA GATI PËR TURIN E RI

By

Nga momenti kur bashkëpunoi me artistë si Rihanna, Bebe Rexha i ka siguruar vetes emrin e gravuar në botën e muzikës pop.

Gjatë këtij viti ishte e sukseshme me ‘Hey Mama’ të David Guetta dhe poashtu solli këngën saj të parë solo.

Këngëtarja tashmë kur ka përfunduar ‘Warped Tour’ po bëhet gati për turin e ri që nis në 6 shtator si shoqëruesja e Nick Jonas.

Të dy u takuan së pari në Z100 së Jingle Ball, ku Rexha ishte befasuar kur mësoi se Jonas qe një fans i madh i muzikës së saj.

Së fundmi, shqiptarja është parë me kompozitoren e njohur Dianne Warren e cila gjithashtu bashkëpunoi me Rita Orën në ‘Grateful’, e cila u nominua dhe për Oscar. Një bashkim forcash mes dy kompozitore nuk do të rezultonte me asgjë tjetër pos një super hiti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm