Në natën e parë të ‘Sunny Hill Festival’ ajo performoi për herë të parë në Kosovë.
Super ylli Bebe Rexha elektrizoi turmën duke ofruar një spektakël të paparë.
E pas spektaklit, koha është për pak pushim dhe takim me njerëz të afërt.
Bebe këtë fundjavë po qëndron në Tiranë, aty ku ka takuar edhe deputeten Monika Kryemadhi e cila është familjare e saj.
Kushërirën politikane, Bebe e ka nxjerrë në story nën mbishkrimin ‘Të dua’. /Prive.al