Ajo dha lajmin se është sërish në pritje të ëmbël, përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.
Madje Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias, pozoi me barkun e rrumbullakosur që na la të kuptojmë se ajo është disa muajshe shtatzënë.
Ky është edhe fëmija i dytë nga martesa e saj me Ledion Liçon, moderatorin e njohur të Top Channel, pasi ata lidhën kurorë vitin e kaluar në Como të Italisë.
Dyshja tashmë kanë edhe një djalë 2 vjeç London Noor, i cili është fëmija i vetëm i çiftit i lindur gjatë kohës sa ata po bashkëjetonin.
Sara e dha lajmin e bukur nga një plazh ekzotik ku po kalon pushimet, më konkretisht në Maldive. /Prive.al