Beatrix dhe Anxhelina të ftuarat e Neymar në festën e tij të ditëlindjes

By

Neymar festoi ditëlindjen e tij të 28-të para kohës me një festë të madhe në klubin e natës Yoyo të dielën.

Neymar jr

Menaxheri i Paris St-Germain Thomas Tuchel nuk ishte prezent në festë në Palais de Tokyo, pasi e cilësoi atë “një shpërqendrim”, me ngjarjen që erdhi vetëm dy ditë para ndeshjes së tyre të radhës.

Neymar është i njohur për festat e tij, por u raportua që ai do të frenonte në festimet e tij këtë vit para ditëlindjes së tij që i bie të jetë e mërkurë, 5 shkurt.

Po festa e tij me kodin e veshjes ‘të bardhë’, ishte e madhe me shumë të ftuar ndër ta edhe dy bukuroshet shqiptare, Anxhelina dhe Beatrix.

Në fakt dyshja kanë raportë shumë miqësore me yllin e futbollit, ku edhe në nëntor të vitit të kaluar ishin në shoqërinë e njëri tjetrit në një festë halloëeen-i. /Prive.al

View this post on Instagram

Squad LIT 🔥🤪🥂 #halloween

A post shared by 𝘛𝘳𝘪𝘹𝘪𝘦 ♥ (@beatrixramosaj) on

Artikuj të ngjashëm