Bashkia e Tiranës nderon me titull Adelajdën

By

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë është mbajtur një koncert humanitar në nder të kujtimit të gazetares dhe ish-banores së Big Brother Albania, Adelaida Xhamani, e cila ndërroi jetë 1 vit më parë.

Projekti humanitar kishte për qëllim të ndihmonte një vajzë që dëshiron të shkollohet dhe të jetojë në Tiranë, para këto që u siguruan nga shitja e biletave të koncertit.

Emra të njohur të muzikës kanë qenë të pranishëm e kanë performuar në skenë, ndërsa moderimi i mbrëmjes u bë nga prezantuesja e Top Channel, Arbana Osmani.

Sipas të pranishmëve, prezente në koncert ka qenë edhe një përfaqësues i Bashkisë së Tiranës dhe jo më kot, shkruan bordo.al, transmeton Prive.

Institucioni i Bashkisë kishte akorduar titullin e nderuar “Mirënjohja e qytetit të Tiranës” për të ndjerën Adela Xhamani. “Sot jam  shumë i nderuar që në emër të Bashkisë së Tiranës t’i  akordojmë  një titull shumë të nderuar, titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”, tha përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës.

Sipas disa mediave online, titullin e ka tërhequr tezja e Adelajdës pasi në sallë nuk ndodheshin të pranishëm prindërit e saj, të cilët ende nuk kanë rekuperuar humbjen dhe dhimbjen e madhe për largimin nga jeta të e së bijës në moshën 31-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

 

Artikuj të ngjashëm