Lajmi se Anxhelina dhe Flori Mumajesi po vijnë me një bashkëpunim erdhi si një befasi e këndshme.
Por befasia nuk mjaftoi me kaq! Dyshja artistike publikuan jo një por dy këngë me tituj “Anash” dhe “Doja”.
Por menjëherë pas publikimit të këngëve, ato u pëlqyen shumë nga publiku, duke arritur të kalojnë shifrën e 1 milionë klikimeve, brenda tri ditëve pas publikimit të këngëve në platformën Youtube.
Këtë e bëri të ditur Anxhelina përmes një postimi në InstaStory, ku u shpreh falenderuse për suksesin e këngëve.
“Faleminderit të gjithëve,” shkroi ajo. /Prive.al