Ja si po duket Monika e Lorik Canës në 6 mujorin e shtatzënisë

By

Më 14 shtator, Prive zbuloi se futbollisti i njohur kosovar dhe gruaja e tij Monika janë sërish në pritje të ëmbël.

Monika, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare është shtatzënë dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë përmes një postimi në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur krah Lorikut.

Katër vite pas ardhjes në jetë të Bojkenit, familja është gati që të shtohet.

Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda.

E tani dyshja kanë bërë publike edhe gjininë e bebes, dhe ata po presin një vajzë. Bojkeni i vogël tani do bëhet vëllai i madh i familjes.

Lajmin e ka bërë publik Monika me anë të një postimi në Instastory, në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar “Është vajzë.”

Kurse tani Monika ka postuar një foto të saj në Instastory, e veshur me një fustan të zi të ngushtë, ku po qet në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Në fotografinë që postoi ajo shkruan ‘Dukem si një top, 6 muajshe shtatzënë.” /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm