Barku i Andrrës po rritet!

By

Vitin e kaluar ishin kryetemë e mediave me dasmën përallore në të cilën kurorëzuan dashurinë. Më pas, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani muajin e mjaltit e vijuan në destinacione luksoze si Dubai e Abu Dhabi.

Por kjo histori përrallash po vazhdon ende meqenëse çifti janë në pritjen e ëmbël dhe presin të bëhen prindër në muajt në vijim.

Pas një periudhe relativisht të gjatë në të cilën Andrra u përfol se fshihte barkun e saj, ajo ka vendosur që përmes një postimi në rrjete sociale të tregojë vetë ndryshimet në trup.

Ajo ka të veshur një bluzë enkas për këto momente me mbishkrimin ‘Loading’.

Kujtojmë se të pyetur nga Prive, çifti pati shprehur dëshira të kundërta për gjininë e foshnjes. Sinani donte një vajzë kurse Andrra një çun.

Për momentin na mbetet vetëm të ‘prekim hundën’ dhe t’i urojmë bukuroshes një shtatzëni të lehtë edhe në muajt e mbetur! /Prive.al/

barku

Artikuj të ngjashëm