Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Bardhi ndau një ‘lajm të ëmbël’ për fansat dhe ndjekësit e tij.
Bardhi dhe Shkurte Gashi po bëhen sërish bashkë për një tjetër projekt muzikor.
“Për Bajram një bakllava e keni prej meje dhe Shkurte Gashi”, ka shkruar Bardhi.
Bardhi dhe Shkurte bashkëpunuan në këngën “Mama Mia” që e sollën bashkë me Nora Istrefin.
Shihni më poshtë postimin e tij në Instagram. /Prive.al