Baby Roan më ‘cool’ se asnjëherë në këtë imazh (FOTO)

By

E shtuna është një ditë relaksi për të gjithë, e dita për vogëlushin Roan dhe nënën e tij Majlindën, ka nisur si mos më bukur.

Dyshja po shijonin orët e hershme të mëngjesit nën praninë e njëri tjetrit, ndërsa Majlinda Zeka po kujdesej që të bënte edhe ngapak shaka me të birin.

I biri i reperit të famshëm kosovar Kastriot Rexha, është një fëmijë tejet i ëmbël i cili u lind në maj të këtij viti.

Dyshja Majk e Majlinda u ndanë, megjithatë nga dashuria e tyre morën një bekim si Roani.

E Ndonëse ata nuk deklaruan të jenë rikthyer bashkë, dyshja u panë disa herë në vende publike, e muaj më parë Prive raportoi se ata të dy janë kapur duke blerë mobilie në një dyqan afër Prishtinës, e menjëherë u supozua se ata po zgjidhnin gjërat për banesën e tyre të përbashkët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm