Disa ditë më parë, llogaria në Instagram e këngëtares së On Records, Baby G u thye nga hakerë që menjëherë postuan diçka që këngëtarja s’do donte ta shihte.
Bëhej fjalë për intervistat jo fort të vjetra kur për OTR dhe Noizyn fliste në superlativa, pak para nënshkrimit me On Records.
Tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga ky incident, Baby G ka arritur të rikthej llogarinë e saj.
Në postimin e parë, ajo duket se ka lënë një mesazh indirekt për OTR, fansat e të cilëve me gjasë qëndruan prapa thyerjes së llogarisë.
‘Shtëpia ime është On Records prej momentit që kam nënshkruar, më lejoni të bëj punën time dhe ju bëni tuajën’ – është shprehur mes tjerash këngëtarja që ka nënvizuar faktin se nuk e urren askënd.
Ndryshe, tash e një kohë në rrjete sociale shkon një ‘luftë’ mes fansave të saj dhe Encës nga OTR teksa as vetë Baby G nuk është kursyer në disa postime duke e quajtur mes tjerash këngëtaren e njohur si ‘lopë’ ose ‘abuzuese e kafshëve’. /prive.al