Babë e bir gjumash, Tolgahan do ju shkrijë zemrat me këtë video

By

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi,nuk ka shumë kohë që solli në jetë djalin e saj. Ajo dhe burri i saj aktori shumë i njohur turk Tolgahan Sayışman u bekuan me djalin që e quajtën Efehan.

Menjëherë pas lindjes së Efehan, aq sa keni parë në rrjete sociale përkushtimin e Almedës për të, po njëlloj keni parë edhe atë të Tolgës.

Edhe pse çifti i famshëm nuk janë shumë publik sa i përket jetës prindërore, në rastet kur ndajnë imazhe si prindër ajo janë ndër më të ëmblat.

E tillë është edhe video e fundit që Tolga postoi në Instagram, ku ai dhe foshnja e tij duken shumë të relaksuar përderisa Efehani i vogël fle i qetë në krahët e babait.

Autore e kësaj video duhet të jetë patjetër Almeda, e cila nga kujdesi mban në monitorim gjithnjë foshnjën e saj. Kjo video që prindërit vendosën ta ndanin me ne, do ju shkrijë zemrat. /Prive.al

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Artikuj të ngjashëm