“Kush ka vajza botën ka”, thotë kënga e famshme e morave Libohova, himni i çdo familjeje që ka vajza.
E botën në duar e ka Alban Skënderaj meqë është baba i një vajze 2 vjeçare, e së shpejti do e ketë edhe aktori Bes Kallaku, i cili pritet brenda muajsh të bëhet baba.
Dhe dyshja e njohur janë takuar në një qendër tregtare.
Sado që legjenda flet që burrat nuk i duan orët e gjata të shopingut, kur bëhesh baba gjërat vijnë e ndryshojnë, Besi dhe Albani u gjendën aty, duke bërë shoping për vajzat e tyre! /Prive.al