Babai i artistes së famshme i shpëton akuzave për sulmin ndaj një burri

By

Babai i Taylor Swift nuk do të akuzohet për sulmin ndaj një personi në Australi.

Ben McDonald, 51-vjeç i tha policisë së Scott Swift, 72-vjeç, e ka goditur në fytyrë në një skelë të Sidneit më 27 shkurt. Ai nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Një zëdhënës i Sëift në atë kohë tha se dy persona ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj këngëtares.

Pas një hetimi njëmujor, policia e Uellsit të Ri Jugor të martën tha se nuk do të ndërmerren veprime të mëtejshme.

Konfrontimi ndodhi pasi Swift dhe vajza e tij zbarkuan nga një jaht, në orët pas koncertit të saj të fundit në Eras Tour në Sidnei.

I njohur si “Papa Swift” nga fansat e ikonës së popit, Swift ka qenë duke shoqëruar vajzën e tij në turneun e saj global dhe është larguar nga vendi menjëherë pas incidentit, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm