Muaji më i lumtur i vitit si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit padyshim që është muaji dhjetor i cili në vete ngërthen disa nga festat më të bukura.
Lumturia dhe hareja këtë periudhë nuk mungojnë në asnjë shtëpi e sidomos aty ku ka fëmijë.
Njejt ndodhi edhe tek familja e gazetares Anita Haradinaj e cila së bashku me djalin zbuluan një paketë përplot me dhurata të marra nga ‘Babadimri’.
Entuziasmi i djalit vërehej qartë në fytyrë teksa sinqeriteti i tij tregon më së miri se çfarë domethënie kanë detajet e vogla tek fëmijët. /Prive.al/