Këta janë emrat e artistëve të radhës që do të ngjiten në skenën e ‘Sunny Hill’

By

Reperi shqiptar me famë botërore Action Bronson dhe Elgit Doda janë emrat e artistëve të radhës që do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë.

Pjesmarrjen e tyre e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetin social Instagram, duke publikuar emrat e tyre së bashku me foto.

Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Sunny Hill Festival u mbajt në Prishtinë fillimisht me atmosferë unike, me emra si J Balvin, Diplo, Skepta e vetë Dua Lipa. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm