Azet shijon darkën nën tingujt e ‘Si Bugatti’ nga Gjiko e Skerdi (VIDEO)

By

Azet – është njëri ndër reperët më të suksesshëm për momentin në Gjermani, por edhe në vendet ku flitet shqip.

Reperi këtë verë ka qenë në Kosovë për një turne të zgjatur por duke mos munguar edhe në Mal të Zi.

Bashkë me ekipin e tij KMN, Azet ka arritur t’i stërmbush klubet e natës duke krijuar atmosferë ‘bombastike’ kudo që mbante koncert.

Megjithatë, pas çdo para apo pas koncerti, reperi dhe shoqëria e tij kanë shijuar dreka e darka në restorante të ndryshme.

Së fundmi, reperi ka postuar një instastory ku shihej duke ngrënë darkë me miqtë e tij, dhe në prapavijë shijonte këngën e Gjikos dhe Skerdit ‘Si Bugatti’.

Është interesant fakti, pasi Azet nuk është parë të jetë shoqëruar me ndonjërin prej artistëve shqiptarë përveç Noizyt me të cilin ka edhe këngë./Prive.al

View this post on Instagram

@kmn_azet

A post shared by Klan Kosova (@klankosovaofficial) on

Artikuj të ngjashëm