Dhurata Dora që po korrë suksese të jashtëzakonshme me bashkëpunimet ndërkombëtare ka bërë sot një tjetër hap domethënës në karrierë.
Ajo është ngjitur në skenën e ‘Redbull Soundclash 2019’ në Stuttgart të Gjermanisë përpara rreth 15 mijë personave.
Këngëtarja i është bashkëngjitur shokut të saj, reperit Azet në performancën e këngës ‘S’kam kohë’ që në këtë formë doli edhe më bukur si projekt.
Performancën e tyre mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga 1:45:00 teksa paraprakisht në skenë është ngjitur një tjetër emër shqiptar, reperja Loredana Zefi. /Prive.al