Gazetari dhe Njohësi i Çështjeve të Bullizmit, Labinot Azemi është përzgjedhur si një prej protagonistëve të një kampanje që lufton bullizmin në vendin tonë.
Në kampanjën kundër bullizmit, pos Azemit pjesë e saj është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Po e ndaj me ju këtë video e ndjenjë pozitive, duke qenë pjesë e një kasti aq të rëndësishëm, e që kjo më bën edhe më të fortë që të punoj dhe të fuqizoj rolin tim në shoqëri. Jam i privilegjuar që isha pjesë e një kampanjë ku zëryi ynë ufuqizua dhe më shumë duke e ngritur kështu zërin që Diskriminimi dhe Bullizmi duhet të jenë larg nesh”, ka shkruar pos tjerash Azemi, pas publikimit të videos.
Për Prive, ai zbuloi se ftesën për të qenë pjesë e kësaj kampanje e kishte marrë nga kabineti i presidentes.
View this post on Instagram