Aventurat e reja të Bleros dhe Afronës (FOTO)

By

Duket se çifti Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë pasur nevojë për një ‘shkundje’ të fortë që si pasojë do kishte një rikonsolidim të lidhjes së tyre.

Pas një ndarjeje mbi një javore që kulmoi me sherr publik, dyshja kanë tashmë disa ditë që janë bërë bashkë  dhe realisht nuk po mund të ndahen.

Udhëtimet për në Zvicër të këngëtarit janë shpeshtuar dukshëm dhe dje sërish është vepruar njejtë në mënyrë që koha e kaluar së bashku të jetë më e madhe.

Sot, Blero dhe Afrona kanë përjetuar një aventurë interesante të udhëtimit me anije ku s’kanë qenë të vetëm por të shoqëruar nga familjarë, teksa mbrëmë dyshja nuk munguan në koncertin e Rihannas të mbajtur në Zurich.

Më poshtë, fotot e marra nga Instagrami i këngëtarit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm