Avengers: Endgame – gjiganti i kinemasë, ky është filmi që po bën historinë

By

Siç ishte parashikuar, filmi i Marvel me superheronj është vlerësuar që në fundjavën e parë të shfaqjes me 1.2 bilionë dollarë, duke u bërë filmi i parë në histori që kalon 1 bilion dollarëshin në fundjavën e parë që shfaqet.

Po ashtu ky film ka arritur të grumbullojë një bilion dollarë në vetëm pesë ditë, krahasuar me Avengers: Infinity War që e arriti atë shifër brenda 11 ditësh.

Image result for avengers endgame

“E kemi dhënë zemrën dhe shpirtin te Avengers: Endgame, duke shpresuar se do tregojmë një histori e cila do ta inspironte audiencën kudo në botë. Kasta e aktorëve është ndjerë e vlerësuar dhe e nderuar që iu besua ky film përsëri – ju faleminderit”, kanë thënë regjisorët e filmit Anthony dhe Joe Russo në një deklaratë, transmeton Prive.

Artikuj të ngjashëm