“Avatar 2” edhe më emocionues sesa i pari

By

Regjisori kanadez, James Cameron ka paralajmëruar fansat se filmi i tij i ardhshëm, “Avatar: The Way of Water” do të debutojë në kinema në dhjetorin e këtij viti, ndërsa ka theksuar se i njëjti është edhe më emocionues sesa filmi i parë.

Cameron, ka shtuar se vazhdimi i ri i filmit “Avatar”, përmban një fokus të veçantë në karakterin dhe dinamikën e marrëdhënieve.

“Mendoj se është më emocionues se filmi i parë. Mendoj se fokusohet më shumë në karakterin dhe dinamikën e marrëdhënieve sesa filmi i parë, por padyshim që jep spektaklin”, ka thënë Cameron, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.

“Avatar” është filmi me fitimin më të madh të të gjitha kohërave, duke arritur në më shumë se 2.8 miliardë dollarë në arkë.

Ndërkaq, vëzhguesit e industrisë së kinematografisë po shikojnë nëse vazhdimi i Cameron mund të shënojë edhe një herë suksesin e jashtëzakonshëm të filmit “Avatar”, që ishte publikuar në vitin 2009.

Artikuj të ngjashëm