Autoritetet ndërhyjnë për të ndalur turin e Mozzik

By

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi i njohur Mozzik nisi sot me mëngjes turin nëpër Kosovë për promovimin e albumit të ri “Mozzart”.

View this post on Instagram

Shihemi të Shtunën dhe të Dielën KOSOVË 💿💿💿💿 🇽🇰 #MOZZART #2EUROGANG

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

View this post on Instagram

ME 2 EURO VLLA ✨ #MOZZART

A post shared by JIMMY THE PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo) on

Idea interesante e përshkrimit të qyteteve me autobus për shpërndarjen e 30,000 albumeve falas fatkeqësisht nuk ka përfunduar deri në fund.

Pas vizitave në disa qytete, mes tyre në Mitrovicë, Pejë e Gjakovë, turi është ndërprerë me urdhër të autoriteteve.

I kontaktuar nga Insajderi, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaroi:

 “Ai e ka marr një leje në qendrën operativë të MPB-së, ata janë përgjegjës. Policia duhet të intervenojë dhe nuk duhet të lejojë turma të tilla. Tash unë do të merrem me të”

Nga ky prononcim për media nuk ka vonuar shumë dhe turi është ndaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur Mozzik e Getinjo përmes postimeve në rrjete sociale ku kanë akuzuar mediat se ia kanë arritur qëllimit përmes raportimeve të tyre që kanë përhapur panikë. Reagimi i plotë, në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm