Aurela Gaçe ribashkohet me vajzat pas 14 ditëve

By

Nëse dikush është për t’u marrë shembull për respektimin e kushteve të karantinës, ai person pa dyshim se qenka Aurela Gaçe.

Këngëtarja e njohur ka ndjekur me përpikmëri të gjitha rekomandimet duke zgjedhur të qëndrojë tërësisht larg vajzave për dy javë, kjo për faktin sepse ishte kthyer në mes të Marsit nga Amerika, atje ku ishin të paraparë koncerte të cilat u anuluan me përshkallzimin e situatës në nivel globi.

Pasi kanë kaluar 14 ditë të plota dhe fatmirësisht këngëtarja nuk ka manifestuar simptoma të COVID-19, ajo është bashkuar sot me pjesën tjetër të familjes, siç ka treguar përmes një postimi emocionues në Instagram.

‘Pas 14 diteve vetë-izolim (për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoj. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe për ata prindër qe na kanë dhënë jetën’- shprehet mes tjerash këngëtarja në postimin e bërë.

Nga fotografia e ndarë me ndjekësit e shumtë, më të lumturat pa dyshim se duket të jenë vajzat. /Prive.al

View this post on Instagram

Më në fund ,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja . ~ ~ Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. . Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~ Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku🙏. ~~~ ~~ Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo . Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. – — Se bashku ,shpresoj t'ja dalim ,te gjithe . #uneqendrojneshtepi

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Artikuj të ngjashëm