Aurela Gaçe po mendon për një dasmë të dytë?

By

Aurela Gaçe është kthyer pas në kohë për të kujtuar ditën e dasmës së saj.

Këngëtarja e famshme shqiptare, hyri në Instagram për të ndarë një fotografi nga martesa duke thënë se mund të ndodhë një dasmë e dytë.

“20 /Shtator / 2013

7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj 😅 edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe 🙈.. E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani😅, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?”, ka shkruar ajo.

Kemi edhe tre vjet kohë për të parë nëse Aurela do të realizojë një dasmë të dytë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm