Sot rastisim të dëgjojmë këngë kushtuar lloj-lloj fenomeni e objekti. Fatkeqsisht, të rralla janë temat e mirëfillta që përçojnë në emocion.
Në mes të një tregu të pushtuar nga komercializmi, këngëtarja Aurela Gaçe ka dalë nga linja duke ardhur me një krijim muzikor kushtuar nënës dhe atë në variantin e polifonisë labe.
Ky krijim muzikor mban vulën e Adrian Hilës dhe ka tekst të vetë Ardian Hilës e Nexhip Seraj.
Për vizuelizimin e projektit është përkujdesur Max Production teksa vlen të përmenden Shaban Cela në klarinetë e Marvin Qerimaj në violinë që kanë begatuar projektin. /PRIVE.AL