Noizy sfidon motin e lig!

By

Reperi Rigels Rajku i njohur me nofkën artistike si Noizy nuk po ndalet së ekspozuari mënyrën e tij luksoze të jetesës.

Qëndrimi në hotelet më luksoze, makinat e shtrenjta dhe udhëtimet me aeroplan privat tashmë janë shndërruar në një rutinë të zakonshme për reperin.

E për t’ia plotësuar qejfin vetes, duket se Noizyn nuk po e pengon as moti i lig që ka kapluar Europën.

Ai ka postuar një imazh ku shihet në pishinë në mot të ftohtë nën mbishkrimin: ‘Kujt i intereson se çfarë moti është ?!’

Shpresojmë që Rigelsi të mos e ketë pasur ftohtë teksa ka shkrepur fotografinë dhe qëndrimin e gjatë në pishinë të mos e ketë pasur seriozisht megjithëse të dilet nga uji i nxehtë duket një opsion i vështirë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm