Mjafton të hyni në profilet e saja dhe çdo javë mund ta shihni që është në lëvizje, herë për çështje biznesi e herë për qejf.
Është kjo, e pasionuara ndaj udhëtimeve, modelja Aurela Hoxha.
Vera mbetet stina e preferuar e saj e pika e ‘vlimit’ vjen kur ajo poston fotografi me rroba banjo që pastaj shndërrohen në objekt diskutimi për format e lakmueshme trupore që posedon.
Me ti përfunduar pushimet e zgjatura verore, ish miss Albania i’u rikthye asaj që di të bëjë më së miri, pozimin.
Por, ajo qe bie ne sy në fotografinë e fundit duket se Aurela nuk e ka ndërmend të ‘vishet’ as në këtë stinë e ndoshta as në dimër.
Një palë të brendshme dhe një xhaketë kaq mjaftojnë që ajo të ndihet ngrohtë në këto ditë të ftohta vjeshte. /Prive.al/