Janë të pandashme dhe nganjëherë vështirë dallohen njëra nga tjetra. Të dyja bionde e të bukura, Marina dhe Luana Vjollca janë dy motrat që mbështeten shumë në njëra tjetrën në punën e tyre.
Kemi parë shpesh herë dedikime emocionale dhe fjalë nga më të zgjedhurat kushtuar njëra tjetrës, por kjo s’do të thotë që ato nuk grinden.
Dyshja madje është sinonimi ideal i shprehjes popullore: “Grinden si macet”.
Këtë e thotë më së miri edhe shakaja e tyre në rrjete sociale, e një fotografie me dy mace duke u grindur të cilën e ka publikuar në Instagram Marina.
“Kur grindemi unë dhe Luana”, ka shkruar Marina me doza humori. /Prive.al