Pothuajse i gjithë populli shqiptar është në izolim.
Kjo po ndodhë për shkak të koronavirusit i cili ka arritur në Shqipëri dhe Kosovë, duke infektuar disa persona.
Meqenëse situata është e tillë dhe na duhet të rrimë brenda, rrjetet sociale janë pushtuar nga postime të ndryshme.
Së fundmi, Klajdi Haruni na solli një atmosferë të mrekullueshme nga shtëpia e tij në Korçë.
Ai bashkë me prindërit e tij shihet teksa hedhin valle në këtë periudhë të vështirë por me shpresë për të gjithë ne.
Më poshtë mund ta shihni postimin dhe pse jo të bëni edhe ju diçka të tillë./Prive.al