Një palë Nike të veshura nga Michael Jordan kanë thyer rekord, si atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand, duke arritur çmimin 615,000 dollarë.
Atletet Nike Air Jordan, të cilat kishin një çmim të vlerësuar midis 650,000 dhe 850,000 dollarë, u veshën nga ylli i basketbollit gjatë një loje ekspozite të luajtur në Trieste, Itali në verën e vitit 1985.
“Është çmimi më i lartë që ndonjë palë atlete janë shitur”, tha një zëdhënës i Christie’s për CNN.
Këpucët janë të pazakonta sepse atletja e majtë përmban një copë qelqi, e cila u fut në atë vend kur Jordani theu xhamin e dërrasës, teksa po shënonte një kosh.
Burimi: CNN