Gjatë natës së sotme Prime, banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova Atdheu është larguar nga Xhuli, pasi që e kishte prekur shumë video materiali i shfaqur në monitor, ku kjo e fundit u dëgjua duke folur për njohjen e saj nga jashtë.
“Me Xhulin e kam një sqarim mbas Prime-it, le të vazhdojë historinë jashtë që ka lënë në ditët në vazhdim”, ka thënë Atdheu.
“Patjetër që nuk ndihem mirë, sepse mendova që është histori e përfundume, por në video ishte Mbresa duke e ngushëlluar si për gjynah, dua të merrem me vetën time”, ka shtuar ai.
Ndërkaq Atdheu deklaron se ai ka hequr dorë nga Xhuli.
Më poshtë shihni edhe reagimin e Xhulit pas deklaratës së Atdheut. /Prive.al