Aktorët e “O sa mirë” mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, janë përballë me pyetje të vështira!
Ata i kanë parashtruar pyetje njëri tjetrit, ndërsa njëra ishte goxha e vështirë për t’iu përgjigjur. Kushtrim Qerimi u pyet nga Edi Kastrati, se cila nga koleget e tij është më jo profesionale.
Atij iu desh të zgjidhte në mes dy kolegeve krah të cilave luan në “O sa Mirë” – në mes Adriana Matoshit dhe Olta Dakut!
“Janë aktore shumë të mira, por profesionale asnjëra. Vonohen duke u grimuar dhe vijnë pa e mësuar tekstin”, ka thënë Qerimi me doza humori.
Të plotë intervistën mund ta ndiqni në linkun më poshtë: