Asnjë këngë në youtube, Mozzik ia vë vetes një emër (VIDEO)

By

Pasi Mozzik prishi marrëdhëniet me On Records në fillim të këtij viti, këta të fundit nuk ngurruan dhe ia hoqën të gjitha këngët reperit në youtube.

Projektet që reperi nga Ferizaj i kishte në kanalin e lartpërmendur kanë pasur mbi 10 milionë e më shumë klikime.

Ish-menaxhmenti nuk ndaloi dhe vazhdoi njësoj.

Mozzik rreth një muaji më parë publikoi “Madam” të punuar me producentë në Zvicër. Kjo këngë mblodhi miliona shikime dhe në pikën më kulminante, u fshi nga youtube.

Tani reperi postoi një pjesë të shkurtër të “Madam” në youtube dhe shkroi: “Tu jetu si ‘HITMAKER’ pa as 1 kong n’youtube”.

Megjithatë, Mozzik po vazhdon të mbajë koncerte dhe ka paralajmëruar projektin e radhës./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm