Kreative: Urimi i veçantë i Fadil Berishës për pavarësi (VIDEO)

By

Mund të llogaritet si njëri ndër shqiptarët më të suksesshëm në botë sa i përket profesionit të tij.

Fadil Berisha, ka punuar me një sërë fytyrash publike ndërkombëtare e emri i tij është i njohur në Shtetet e Bashkuara.

Si fotograf, ai ka punuar shumë edhe në promovimin e shqiptarëve në botë e më së tepërmi, bukurisë shqiptare.

Në 10-të vjetorin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram, një video kolazh, ku ka bërë bashkë të gjitha figurat shqiptare që i kanë dhënë sukses vendit.

Mund të thuhet se urimi i tij është më i veçanti në mesin e njerëzve të famshëm për 10-të vjetorin e mëvetësisë së Kosovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm