Kanë kaluar disa javë që prej kur nuk kemi dëgjuar e parë asgjë të re nga reperja Tayna.
Në profilin e saj në Instagram, ku artistja numëron 1.5 milion ndjekës, ajo i ka fshirë të gjitha postimet që kishte me parë.
Ky hap u shoqërua edhe me eliminimin e menaxherit të saj prej kohësh, Rinor Hykolli nga lista e personave që ajo ndjek në këtë platformë – kush e mori hapin i pari nuk dihet akoma.
Gjithsesi, fansat po e presin rikthimin e saj, e se kur do të ndodh, pritet ta shohim!