Asnjë dyshim! Rihanna ka nisur një lidhje dashurie

By

Muaj pas ndarjes me biznesmenin saudit Hassan Jammel, Rihanna ka gjetur dashurinë në mikun dhe bashkëpunëtorin e saj, reperin A$AP Rocky.

Pas daljes së tyre në një darkë në New York filliuan thashethemet se ata janë në një lidhje dashurie. Ky raport mes Rihannës dhe reperit vjen pas bashkëpunimit të tyre.

Së fundmi çifti kanë udhëtuar drejt Barbados ku festuan Krishtlindjen, dhe po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

“Daily Mail”, ka siguruar fotografi të dyshes teksa shijonin një ditë në plazh. Të dy dukeshin shumë të afërt më njëri tjetrin, me prekje, përqafime dhe me puthje.

Tanimë nuk ka asnjë dyshim, që Rihanna është e dashuruar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm