Prisni pak! Miley Cyrus sapo deklaroi se ka puthur Dua Lipën?

By

Së fundmi në një intervistë, Miley Cyrus dha shumë deklarata provokative.

Ajo deklaroi se ka një pëlqim për këngëtarin, Harry Styles, dhe do donte të dëgjonte prej tij.

Kur nikoqiri Mark Wright pyeti nëse do të preferonte të puthte Justin Bieber apo Harry Styles, Miley nuk mund të ishte më e sigurt në lidhje me përgjigjen e saj.

“Do puthja Harry-n, kjo është e lehtë”, u përgjigj ajo. “Justin Bieber e kam njohur shumë gjatë dhe e kam si familje. Harry Styles! Ai duket vërtet mirë”, dhe shkeli syrin.

Mark gjithashtu e pyeti nëse ajo do të preferonte të puthte Dua Lipën apo Cardi B.

“Unë e kam puthur tashmë Duan”, shpjegoi këngëtarja. “Ndoshta Cardi. Më pëlqen të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë, diçka të re. Do të puthja Cardin”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm