Ndonëse nuk është fytyrë publike, padashje është bërë një emër i stërfolur ditëve të fundit.
Kështu ndodh kur hyn në familjen e këngëtares më të dashur të skenës muzikore.
Është fjala për bukuroshen Learta Jakupi e cila kishte fatin të bëhej bashkëshortja e djalit të Shyhrete Behlulit, dhe nusja e saj.
Para pak ditësh çifti i cili e kurorëzoi dashurinë me martesë festuan dasmën më madhe të vitit.
Por disa ditë pas publikimit të fotografive nga ahengu, askush nuk e ka vërejtur këtë detaj. Nusja e Shyhretës na bën të kuptojmë që është majtake, pasi që edhe tortën e ka prerë me atë dorë./prive.al/